Borgjëlinjët nuk e shfrytëzojnë afatin për faljen e borgjeve
Edhepse ka mbetur më pak se një javë deri tek skadimi i afatit për faljen e borxheve nga ana e Qeverisë së Kosovës, përgjigjja e konsumatorëve për të përfituar nga kjo falje në komunën e Gjakovës është mjaftë e vogël dhe shumë larg parashikimeve. Në Kuvendin e Komunës së Gjakovës, përgjigjja e qytetetarëve për të shlyer borxhin deri në fund të vitit 2008 për tatimin në prone, duke paguar paraprakisht borxhin e viteve të mbetura, është nën 20 përqind, përkatësisht në procesin e riprogramimit janë rreth 5 mijë faktura. Një gjendje në këtë plan edhe më e pafavorshme është në Ndërmarrjen komunale për bartjen e mbeturinave “Çabrati” ku deri me tani nga mbi 1 milion e 100 mijë euro borxhe që duhet paguar si kusht për shlyerjen e borxhit paraprak, ftesës për riprogramim ju kanë përgjigjur afro 15 përqind e konsumatorëve. Në anën tjetër, gjendja e riprogramimit të borgjeve të falura nuk është e mirë as në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Radoniqi”, ku nga 919 mijë euro borxhe që duhet paguar, deri në ditën e sotme, janë realizuar vetëm diç mbi 312 mijë euro apo rreth 30 përqind. Sipas zyrtarëve të kompanive në fjalë, ftesës për riprogramimin e borxheve ju kanë përgjigjur kryesisht ata konsumator, të cilëve lartësia e borxhit i cili ju është falë është dukshëm më e madhe se borxhi i cili duhet paguar.