.
Published On: Wed, Feb 19th, 2014

Busti i Fadil Hoxhës vendoset tek hotel “Pashtriku”

Share This
Tags

mbledhja-kpfGjakovë- Nën kryesimin e kryesuesit të Kuvendit të Komunës, Luan Gola, është mbajtur mbledhja e parë për vitin 2014 e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Në këtë mbledhje, fillimisht  është miratuar agjenda e punës së Kuvendit të Komunës dhe të Komitetit për Politikë dhe Financa për vitin 2014, ku është përcaktuar që mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa të mbahet të premten e dytë të muajit, ndërsa mbledhja e Kuvendit të Komunës të martën e fundit të muajit.

Më pas, nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa është marrë vendimi që në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës të caktohet lokacioni për ngritjen e lapidarit të Fadil Hoxhës. Nga Skender Tullumi, drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë dhe Xhelal Hoxha, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit janë dhënë  detaje për parcelën e cila gjendet tek hotel “Pashtriku”.

Gjithashtu është marrë vendim që të shqyrtohet  lokacioni për ndërtimin e objektit të Gjykatës Themelore, ku në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve është arritur përfundimi që ky objekt të ndërtohet në një pjesë të parcelës kadastrale e cila shtrihet përgjatë anës perëndimore të rrugës  transite “Tirana”.

Komiteti për Politikë dhe Financa, po ashtu ka marrë vendim që në mbledhjen e Kuvendit të Komunës të diskutohet për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të “Qendrës për Aftësime Profesionale”, që gjithashtu është arritur një përfundim nga Bordi i Drejtorëve. Ky lokacion gjendet tek objekti ekzistues i “Qendrës për Punësim” dhe “Qendrës për Aftësim Profesional”.

Në pikën të ndryshme nga kryesuesi i takimit, Luan Gola është bërë i ditur njoftimi për propozim-vendimin e kryetares së Komunës, Mimoza Kusari Lila për formimin e grupit  punues për hartimin e projektit për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores mbi Tarifat dhe Ngarkesat nga Shërbimet dhe Veprimtaritë Komunale.