“Çabrati’, përkujdesje për rrugët dhe gjelbërimin në qytet
Për ndryshim nga vitet e fundit kur ka munguar pastrimi me ujë i rrugëve të qytetit të Gjakovës, fillimi i stinës së verës solli ndryshime pozitive në këtë drejtim.
Si jemi njoftuar nga Sefedin Rizvanolli, udhëheqës i operativës në Ndërmarrjen Komunale për Bartjen e Mbeturinave “Çabrati’ në Gjakovë, tashmë rrugët kryesore të qytetit pastrohen me ujë çdo ditë dhe kjo ka ngritur nivelin e pastërtisë në qytet.
Përpos kësaj, sipas Rizvanollit bëhet edhe ujitja e oazave të mbjellura me lule.
E gjithë kjo realizohet në bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin e Komunës së Gjakovës, e cila e mbështet në këtë drejtim ndërmarrjen “Çabrati”./radiogjakova/