Çdo vit ka rënje për rreth 300 nxënës që ulen për herë të parë në bankat shkollore
Në tri vitet e fundit të komunën e Gjakovës po vërehet një rënje e madhe e nxënësve që startojnë në klasët para-fillor dhe në klasët e para. Kjo situate që po vazhdon tash e disa vite sipas drejtoreshës për Arsim Diana Qarkagjija, nuk është inkurajuese për mësimdhënësit e rinj që presin punësim, pasi sipas saj ka bërë që numri i konkursve për mësimdhënës të jetë i vogël. Sipas një llogaritje që ka bërë Drejtoria e Arsimit, çdo vit numri i nxënësve fillestar është në rënje për rreth 300 nxënës në gjeneratë, që marrë në total janë dhjetë klasë me 30 nxënës më pak. Sipas shifrave që ka Drejtoria e Arsimit në Gjakovë, në tri viteve të fundit në total ka pasur rreth 2 mijë nxënës më pak në shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Gjakovës. Sipas drejtoreshës, Qarkagjija, kjo ka bërë që numri orëve të jetë më i vogël gjë që po reflektohet tek numri i konkurseve për mësimdhënës. “Në vitin shkollor 2014-2015 në arsimin fillor dhe ate të mesëm kanë startuar afro 20 mijë nxënës, kurse në vitin 2015-2016 kemi pasur afro 18 mijë nxënës. Kjo rënje vërehet edhe tek shkollat fillore por edhe në ato të mesme. Ajo mangësi e fondit të orëve na bënë që të mos kemi konkurse për mësimdhënës”, ka thënë po tjerash Qarkagjija.










