.
Published On: Wed, Apr 26th, 2017

“Child Protection”, për të mbajtur fëmijtë larg telasheve

Share This
Tags

Organizata PEN organizoi në Gjakovë tryezën e cila kishte të bënte me “Mbështetjen e zbatimit të Planeve Lokale të Veprimit për Mbrojtjen e Fëmijëve përmes ofrimit të aktiviteteve dhe shërbimeve parandaluese, mbrojtëse dhe riintegruese në komunën e Gjakovës dhe Gjilanit”.

Është biseduar për mbarëvajtjen e projektit “Child Protection”, si dhe aktivitetet që janë realizuar gjatë një viti. Ky projekt është impelemnetuar në komunat e Gjakovës dhe Gjilanit, dy komuna këto që sipas një raporti të UNICEF-it në vitin 2015, kanë pasur rritje të rasteve të fëmijëve që kanë rënë ndesh me ligjin.

Projekti është marrë me trajtimin e fëmijëve që kanë rënë ndesh me ligjin dhe ata që potencialisht mund të përballen me këtë rrezik, si dhe që kanë nevojë për shërbime të komunitetit dhe institucioneve komunale për mbrojtjen e fëmijëve.

Tringa Lajqi, udhëheqëse e këtij projekti, tha se gjatë një viti janë ofruar aktivitete në fusha të ndryshme të cilat kanë qenë të dizajnuara për të rinjtë që kanë rënë ndesh me ligjin si dhe për ata që mund të përballën me këtë rrezik.

Sipas saj që nga fillimi i projektit, fatmirësisht në komunën e Gjakovës ka pasur rënie të dukshme të numrit të fëmijëve që kanë bërë vepra penale.

Gjatë këtij takimi ku kanë marrë pjesë përfaqësues që kanë qenë të përfshirë direkt në këtë projekt, arsimtarë, nxënës, por edhe udhëheqës të shkollave, të cilat kanë treguar për përvojat e tyre.

Psikologia Henrieta Pula tha se gjatë punës më këta të rinj ka pasur edhe vështirësi sidomos me stigtamizimin e lartë të rolit të psikologut, psikiatrit apo terapistit.

Ndërsa Esat Bozhdaraj nga Shërbimi Sprovues që punon në kuadër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, tha se në shumicën e rasteve me të cilat kanë punuar dhe që kanë qetë të lidhura me këtë projekt nuk kanë përsëritur veprat e tyre që sipas tij është edhe qëllimi i këtij shërbimi.