.
Published On: Thu, Jan 22nd, 2015

Çollaku viziton Gjakovën, takohet me Kusari-Lilën

Share This
Tags

kusari-çollakuKomuna e Gjakovës është duke i përmbushur në menyrë të suksesshme të gjitha obligimet e veta sa i përket procesit të integrimit evropian. Këtë e ka pranuar edhe ministri kosovar i Integrimeve Evropiane Bekim Çollaku, i cili ka qëndruar në Gjakovë.

Gjatë takimit me kryetaren e komunës Mimoza Kusari – Lila, nga kjo e fundit ministri Çollaku është njoftuar për ecurinë e realizimit të këtyre obligimeve dhe vështirësitë me të cilat po bllafaqohet komuna për realizimin e tyre. Sipas kryetares së komunës, sukses më i madh llogaritet të jetë në integrimin dhe strehimin e komuniteteve, si atyre resident ashtu edhe atyre të rikthyer në komunën e Gjakovës.

Shembull për këtë, Kusari – Lila e ka përmendur realizimin e projektit për riintegrimin dhe strehimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas në lagjen “Ali Ibra”, projekt i cili tashmë është futur në fazen e tretë. Nga ana tjetër, ministri Çollaku ka thënë se shqetësimi kryesor në këtë drejtim mbetet migrimi i paligjshëm, i cili kohëve të fundit ka marrë përmasa të mëdha.

Ai e ka pranuar se kjo dukuri shkon në disfavor të shtetit të Kosovës, liberalizimit të vizve dhe integrimit të tërësishëm të vendit në Evropë, prandaj ka apeluar që të gjitha institucionet qeveritare e jo qeveritare duhet të angazhohen për krijimin e ksuhteve më të favorshme, të cilat do të mundësojnë që qytetarët e Kosovës ta gjejnë veten në vendin e vet e jo të shndrrohen në azilkërkues nëpër vende tjera të Evropës.

I pyetur nga gazetarët, Çollaku nuk ka pranuar të japë ndonjë datë se kur pritet të ndodhë liberalizimi i vizave, sepse sipas tij, është Brukseli ai që e di dhe vendos për një datë të tillë./radiogjakova/