.
Published On: Tue, Sep 9th, 2014

“DA-ja presion drejtorëve të shkollave”

Share This
Tags

aak-logoPas fillimit të vitit të ri shkollor 2013/2014, ka reaguar dega e AAK-së në Gjakovë e cila në komunikatën për media, ka prezantuar parregullsitë të cilat, sipas tyre, janë prezente në këtë fillim vit.

“Kaloi një javë ditë dhe në arsimin fillor dhe të mesëm, në Gjakovë, nuk zhvillohet mësim i rregullt. Gjatë tërë javës mbahen intervista për pranimin e kuadrit mësimor, të cilat ka qenë dashur të kryhen kaherë. Për të qenë e keqja më e madhe, Ligji mbi arsimin parauniversitar shkelet me të dyja këmbët, pranohen mësimdhënës të pakualifikuar, me shkolla të mesme të muzikës. Në anën tjetër në nivelin një të arsimit parauniversitar mësuesve u lëshohen kontrata pune për 20 orë në javë, ndërsa Drejtoria e Arsimit  i obligon t’i mbajnë nga 22 dhe 23 orë në javë.

“Të shqetësuar më këto shkelje janë edhe kompetentët e inspektoratit të Arsimi në Gjakovë të cilët e konfirmojnë që në drejtorin e Arsimit janë duke ndodhur shkelje të renda. Shqetësim tjetër është presioni politikë  që është duke ju bëre drejtorëve të shkollave, duke ju marrë të gjitha kompetencat në kundërshtim me ligjin, për t’i detyruar që t’i lëshojnë vendet e tyre të punës.

“Dukuri tjetër e shëmtuar është edhe , “transparenca” me ç’rast është zbatuar modeli i ri i intervistave, testimi me shkrim, ku mundësitë e manipulimeve janë shumë të mëdha”, thuhet ndër të tjera në kumtesën e AAK-së drejtuar mjeteve të informimit publik./radiogjakova/