Debatohet ne temen “Siguria në shkollat e Komunës së Gjakovës”
Anipse viti shkollor është gati në përfudnim, temat rreth sigurisë në shkolla asnjëherë dhe në asnjë periudhë nuk janë të tepërta. Qendra innovative Jakova me mbështetje të Friedrich Ebert Stiftung FES, dje organizoi tryezën e rrumbullaket me titull, “Siguria në shkollat e Komunës së Gjakovës”. Në tryezë morën pjesë: Diana Qarkagjija, Drejtoreshë e Arsimit dhe Selman Tanushi nga Stacioni Policor në Gjakovë, ndërkohë që drejtori i gjimanzit Hajdar Dushi Bedri Cahani dhe Valma Kamishi Zeka – drejtoreshë në shkollën e mesme të ulët “Kelmend Rizvanolli” dhanë shembuj konkret të anagzhimit për ta mbajtur nën kontrollë gjendjen e sigurisë nëpër këto vatra shkollore. Ishin prezentë edhe perfaqësues të shoqërisë civile, prindër dhe nxenës nga shkolla të ndryshme të cilët gjithsesi se janë të preokupuar me gjendjen e sigurisë në shkolla. Organizatorët e tryezës theksuan domosdon e angazhimit të gjithmbarshëm , pa ia lënë barrën asnjeres palë. Zatën, sic u tha me këtë rast qëllimi primar i kësaj tryezë ishte rritja e sigurisë në shkolla dhe bashkëpunim i vazhdueshëm i të gjithë akterëve relevantë në këtë proces.










