.
Published On: Thu, Sep 10th, 2015

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë ka vizituar Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjakovë

Share This
Tags

aak-logoKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega Gjakovë, Ardian Gjini me bashkëpuntorë, sot ka vizituar Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjakovë.

Ata janë pritur nga zëvëndës drejtori, nënkolonel Azem Malaj, i cili duke potencuar nivelin e sigurisë në rajonin e përgjegjësisë së saj, ka veçuar rendësinë e bashkëpunimit me qytetarë dhe të gjitha subjekteve politike në këte rajon.

Për situatën e përgjitshme të sigurisë, ka folur shefi i sektorit të operatives në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, major Gëzim Zogaj, i cili ka vequar numrin jo të mjaftueshëm të punonjësve në drejtori, ndërkohë që ka potencuar numrin e madh të aksidentëve në trafik gjatë këtij viti, prej të cilave 5 me fatalitet.

Në anën tjetër, kryetari i Degës së AAK-së në Gjakovë, Ardian Gjini, ka vlerësuar lartë punën e policies së Kosovës, ndërkohë që ka vequar, sipas tij, tri mjete të punës të këtij subjekti politikë, karshi obligimeve ndaj qytetarëve.

Ndryshe, në bisedën me udhëheqësit e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, kreu i AAK-së në komunën tone, janë njohtuar nga afër me gjendjen aktuale kur është fjala tek ruajtja e rendit dhe qetësisë në Gjakovë, si dhe përpjekjet dhe planet për të ngritur nivelin e shërbimeve karshi qytetarëve, për një ambientë më të qetë dhe më të sigurt.