.
Published On: Mon, Sep 11th, 2017

Dëgjimi buxhetor, prezantohet lista e propozuar për projekte kapitale

Share This
Tags

Në sallën e madhe të Asamblesë u mbajt takimi përmbyllës lidhur me dëgjimet buxhetore, të cilat janë mbajtur nën patronatin e Kuvendit të Komunës së Gjakovës, bazuar në Ligjin Mbi Menaxhimin e Financave Publike si dhe Qarkoreve Buxhetore për vitin 2018. 

Këtë takim e ka hapur kryesuesi i Kuvendit Luan Gola, i cili ka njoftuar lidhur me punën që është bërë deri me tash, kur është fjala tek përgatitja e buxhetit komunal për vitin e ardhshëm.

Në vazhdim të këtij takimi, Teki Shala, drejtor i Drejtorisë Komunale për Buxhet dhe Financa në Gjakovë, ka thënë se ky buxhet është njërin nga më mirë të përgatiturit sa i takon dispozitave ligjore. Sipas tij, totali i buxhetit për investimet kapitale për periudhën 2018-2020 është mbi 24 milionë euro.

Nënkryetari i komunës së Gjakovës, Armend Vokshi, tha se janë bërë ndryshime krahasuar me draftin e parë të përgatitjes së buxhetit për vitin 2018, pas shyqrtimi të kërkesave të qytetarëve.

Në anën tjetër, qytetarët prezantuan kërkesat e tyre që ishin kryesisht të orientuara në infrastrukturë rrugore.

Në debatin përmbyllës dëgjimor për buxhetin e vitit 2018, ka marrë pjesë një numër më i vogël i qytetarëve se që ishte pritur./radiogjakova/