Delegacioni i Fort Dodge viziton Gjakovën
Një delegacion i qytetit Fort Dodge të shtetit Iowa, të prirë nga kryetari Matt Bemrich ka nisur një vizitë dy ditore në komunën e Gjakovës.
Në ditën e parë, delegacioni amerikan është ndalur për një vizitë në Brigadën e Zjarrfikësve në Gjakovë, ku janë njoftuar me kushtet e punës të kësaj brigade, ndërkohë që kanë premtuar mbështetje për zjarrfikësit gjakovarë në të ardhmen.
Delegacioni nga qyteti Fort Dodge, këtë vizitë të parë po e bënë disa muaj pas binjakëzimit me qytetin e Gjakovës. Dy komunat janë binjakëzuar në dhjetor të vitit të kaluar.
Nënkryetari i komunës, Armend Vokshi i cili po shoqëron këtë delegacion gjatë vizitës në Gjakovë, tha se kjo vizitë është shumë e frytshme për komunën e Gjakovës pasi kanë ardhur këtu për të shikuar mundësitë e ndihmës për institucionet e komunës, në këtë rast të brigadës së zjarrfikësve.
Ndërkohë, kryetari i qytetit Fort Dodge, Matt Bemrich, tha se vizita në Brigadën e Zjarrfikësve është një mundësi për të parë nga afër kushtet në këtë Brigadë dhe për të shikuar mundësitë për të ndihmuar.
Delegacioni amerikan vizitoi ambientet e disa prej fabrikave në qytetin e Gjakovës./radiogjakova/