Dhunohet objekti i Taphanes
Objekti i Taphanes është bërë cak i disa personave të papërgjegjshëm të cilët kanë thyer dyert e këtij objekti.
Dyshohet se brenda ambientit është abuzuar edhe me substanca narkotike. Merret vesh se vandalët të cilët kanë dëmtuar objektin e Taphanës tashmë janë identifikuar falë kamerave shumë cilësore që ka ky objekt dhe se Drejtoria e Kulturës i ka çuar pamjet në Policinë e Kosovës e cila po heton rastin.
Por, deri në marrjen e masave të nevojshme, jo pak rrezikon edhe muzeu i muzikës i cili gjendet në katin e dytë të këtij objekti.
Komuna hapi ankand për dhënien në shfrytëzim të hapësirave të Taphanes, por për një muaj sa ishte i hapur ankandi, nuk pati asnjë ofertë. /radiogjakova/