.
Published On: Tue, Jan 13th, 2015

Dhurohen barna në vlerë prej 1500 euro

Share This
Tags

barna-qmf-brekocZyra Komunale për komunitete dhe kthim ne bashkëpunim me OJQ “Teres des Homes”, i ka dhuruar si donacion  Qendrës së Mjekësisë familjare ne lagjen Brekoc barna ne vlerë prej afro 1 mijë e 500 euro.

Si jemi informuar nga Koordinatori për të Drejta të Komuniteteve dhe Integrim, në Zyrën komunale për komunitete dhe kthim në Gjakovë, Bashkim Kurti , për faktin  se ne afërsi te kësaj Qendre të Mjekësisë gjendet Shkolla e Mesme e Ulet “Zef Lush Marku” ku frekuentojnë rreth 200 nxënës te Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, ky donacion e ka për qellim qё nxёnёsit dhe fёmijёt e kësaj shkolle dhe lagjeje tё furnizohen me barna sidomos gjatë sezonës së gripit.

Sipas Kurtit, përveç fёmijёve dhe nxёnёsve tё komuniteteve Rom,Ashkali dhe Egjiptian,nga ky donacion mund tё pёrfitojnё edhe nxёnёsit e komunitetit Shqiptar tё cilët kanë nevojë për shërim nga gripi sezonal./radiogjakova/