.
Published On: Fri, Aug 11th, 2017

Dhurohen motokultivatorë për 25 fermerë

Share This
Tags

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bazë të subvencioneve të përcaktuara për këtë vit kalendarik, të premten ofroi edhe një mbështetje konkrete për 25 fermerë të komunës, të cilët përfituan motokultivatorë të dorës.

Këto pajisje, janë bërë të mundura edhe me kontributin e vet fermerëve. Më konkretisht, vlera e përgjithshme e projektit është 8 mijë euro, ku Komuna ka kontribuar me 80% të shumës, apo me 6 mijë e 400 euro, ndërkaq fermerët përfitues, kanë participuar me përqindjen tjetër të mbetur në shumë prej 1 mijë e 60 euro.

Në ceremoninë e dorëzimit solemn të këtyre motokultivatorëve, drejtori i Drejtorisë komunale për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Gjakovë, Bekim Ermeni, ndër të tjera ka thënë se qëllimi i këtyre subvencioneve është motivi i fermerëve për punë.

“Me këto projekte, po mundohemi për joshje dhe ngritje të kapaciteteve në fushën e bujqësisë në komunën tonë, pasi resurse dhe potenciale kemi, por që duhet motivimi përmes pajisjeve bashkëkohore të mjeteve në fushën e bujqësisë. Duke ofruar mbështetje konkrete, ne ndjehemi të lehtësuar se jemi krah bujqve, e kësisoj kontribuojmë në përmirësim të infrastrukturës ku dhe presim arritje dhe rezultate konkrete”, tha ai.

Drejtori Bekim Ermeni gjithashtu bëri të ditur se edhe kësaj here subvencionet janë ndarë në baza proporcionale, pra nga pesë fermerë përfitues nga pesë rajonet e komunës së Gjakovës të cilëve në këtë mënyrë ju krijohen lehtësira dhe kualitet më i lartë në punë./radiogjakova/