.
Published On: Thu, Aug 10th, 2017

Digjet deponia e mbeturinave në Koloni

Share This
Tags

Komuna e Gjakovës, Brigada e Zjarrfikësve dhe Kompania Rajonale e Mbeturinave “Çabrati” prej dy ditësh po tentojnë të vënë nën kontroll situatën në deponinë e mbeturinave në Koloni pasi persona të papërgjegjshëm i kanë vënë flakën.

Për shkak të shtresave të larta të mbeturinave, efekti i ujit në shuarjen e zjarrit dhe eliminimit e tymit të shkaktuar nga ndezja është shumë i vogël.

Për këtë, përpos ujit, po bëhet edhe mbulimi i sipërfaqes së ndezur me teknikë të rëndë ndërtimore.

Në bazë të vlerësimit të gjendje në lokacion, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim konfirmon se aktualisht përveç demit të shkaktuar në ambient dhe ndotjes së ajrit nga tymi i dendur, nuk ka ndonjë rrezik tjetër direkt për banorët./radiogjakova/