Diskutim publik të ProjektiLigjit për Arsimin e Lartë organizohet edhe në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Kuvendi i Kosovës është në prag të miratimit të Ligjit për Arsimin e Lartë, Ligj i cili pritet të rregullojë shumë gjëra në këtë sektor dhe të eleminojë shumë parregullësi të cilat janë shfaqur deri me tani.
Lidhur me këtë Ligj, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami pati deklaruar më herët se do të jenë universitetiet dhe trupat arsimore ato që do ta kenë ndikimin më të madh në hartimin e tij, gjë e cila do ta vërtetojë autonominë nga politika të këtyre universiteteve.
Në këtë kaudër, ministria ka filluar edhe me diskutimin publik të ProjektiLigjit për Arsimin e Lartë, diskutim i cili sot do të organizohet edhe në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Ky takim që fillon në orën 14 është takim i hapur për të gjithë të interesuarit, ndërsa mbahet në Sallen e madhe të Rektoratit të Universitetit të Gjakovës.










