.
Published On: Thu, Jun 22nd, 2017

Dita e muzikës, nderohen profesorë e nxënës të “Prenk Jakovës”

Share This
Tags

Me rastin e ditës ndërkombëtare të muzikës, Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport e Komunës së Gjakovës ka ndarë mirënjohje për profesorë dhe nxënës të shkollës së muzikës “Prenk Jakova”, të cilët kanë prezantuar denjësisht shkollën dhe Gjakovën në ngjarje të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, ku nuk kanë munguar edhe çmimet e para.

Me këtë rast ne emër të Drejtorisë së Kulturës, drejtori Meriton Ferizi me mirënjohje ka nderuar profesorët: Nezahate Shala, Pëllumb Vula, Hajrullah Syla, Besim Qorri dhe Gjulian Bytyqi.

Po ashtu, me mirënjohje janë nderuar edhe nxënësit Eldi Hana, Ermal Kabashi, Andi Duraku, Bimi Milla dhe Endrit Xërxa.

Ndryshe, në kuadër të ditës së muzikës të mërkurën mbrëma në shkollën e muzikës Prenk Jakova u shfaq koncert i muzikës klasike, me pjesëmarrje të korit të shkollës së mesme të lartë dhe me instrumentistë të shquar./radiogjakova/