.
Published On: Mon, Apr 21st, 2014

Dita e Tokës, aktivitete në Gjakovë

Share This
Tags

dita-tokesGjakovë- Komuna e Gjakovës ka paraparë që për Ditën e Tokës të shënoi disa aktivitete, kryesisht në shkollat e komunës me mbledhjen e fidaneve dhe luleve nëpër oborret e këtyre institucioneve.

Komuna ka paraparë që fidanet që do mblidhen të jenë të llojit gëshetnjë e egër, një lloj i përhapur në rajonin e Malësisë së Gjakovës dhe Dukagjinitdhe që konsiderohet njëra ndër llojet që më së shumti pastron ajrin nga dioksid karboni dhe squfuri.

Aktivitetet do të mbahen në shkollën “Mazllum Këpuska”, “Yll Morina”, Kelmend Rizvanolli” dhe “Gjergj Fishta” në të njëjtën kohë, nga ora 11:00deri në 12:00./radiogjakova/