.
Published On: Tue, Aug 30th, 2016

Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve

Share This
Tags

Sot është Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve. Në Kosovë, kur janë bërë 17 vjet nga përfundimi i luftës, zyrtarisht edhe 1 mijë e 666 persona figurojnë si të zhdukur. Familjarët shprehen të zhgënjyer për faktin se institucionet nuk kanë punuar sa duhet për të mësuar më shumë rreth fatit të tyre. Nysrete Kumnova, kryetare e Shoqatës “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë, e cila rreth veti mbledhë familjarë të të pagjeturve, ka thenë se Serbia po luan me fatkeqesit tona. “Sot është një ditë shume e dhimbshme dhe me brenga sepse edhe pas 17 viteve ende nuk dihet per fatin e 1 mijë e 666 qytetareve te Kosoves. Serbia po luan me njerezit tane, me baballaret dhe femijet tane sepse qeveria po i jep hapesire te Bashkesia Nderkombtare Serbise qe te perfitoj shumeçka nga fatkeqesite tona. Edhepse ata ishin te gjithe te pafajshem. U rrembyen ne shtepit e veta, ne rruge e gjetiu, vetem, vetem pse ishin shqiptare dhe tash nuk japin asnje informacion. Ka vite te tera qe asnje varreze massive nuk eshte hapur, asnje qytetar nuk eshte kthyer ne vendlindje, se paku ta kene nje varr dhe ne familjaret e tyre ta kemi nje vend ku ta dergojme nje lule”, ka theksuar Kumnova.

Kryetarja e Shoqatës “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë, Kumnova, ka theksuar se në Gjakovë situata mbetet e tendosur kur është fjala tek të zhdukurit me faktin se janë rivarrosur dhe më pastaj zhvarrosur disa here eshtrat e më të dashurve, nderkohe qe ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të këmbëngulin në përmbushjën e kërkesave të familjarëve shqipëtarë nga Kosova, kur është fjala tek zgjidhja e fatit të të pagjeturve. “Situata ne Gjakove eshte mjaft e tendosur, sepse ketu ka ndodhe, siq e dime te gjithe jane varrosur, jane ç’varrosur dhe jane identifiku prap me dhjetra qytetare ne varrezat e Qabratit dhe kjo eshte bere nje plage shume e dhembshme, nje plage shume e hapur. Megjithate prap te tjeret vazhdojne te presin. Ne Gjakove kerkohen edhe 35 qytetare te zhdukur. Kerkesa e familjareve eshte ne pergjithesi, i’u bejme apel institucioneve tona qe sa me shpejt te kerkojne me kembengulesi qe te kthehen qytetaret nga varrezat massive apo kudo qe ndodhen dhe most te leshojne pe pales serbe qe t’iu plotesojne te gjitha kushtet pa kerkuar falje dhe pa paguar demshperblimet dhe pa plotesuar asnje kusht ndaj shqiptareve te Kosoves”, ka shtuar Kumnova.

Kur është fjala tek zgjidhja e fatit të mijëra shqipëtarëve të zhdukur gjatë luftës së fundit, rrëmbimit dhe vrasjës së njerëve të pafajshëm, udhëheqësit institucional në Kosovë, arsyetohën me faktin se edhe 17 vite pas përfundimit të luftës Kosova nuk mund të ngrisë padi kundër të gjithë atyre që kanë kryer krime, pasi që vendi nuk është i anëtarësuar në mekanizmat ndërkombëtarë.