.
Published On: Wed, Jul 29th, 2015

Dje ju dha lamtumira e fundit Uliks Bicurrit

Share This
Tags

uliks bicurri
Familjarët, ish luftëtarë të Ushtrisë Qlirimtare të Kosovës dhe qytetarët e Gjakovës, i  kanë  dhënë dje lamtumirën e fundit pjesëtarit të UÇK-së, Uliks Bicurri veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Brigada 137 Gjakova, pjesëmarrës i Betejës së Kosharës.

Pjesëmarrësit e mbledhjës komemorative të organizuar me këte rast, kanë vequar kontributin e Uliks Bicurrit në të gjitha periudhat e jetës duke e cilësuar të veqantë jetën dhe veprën e luftëtarit Uliks Bicurri.

Në nderim të jetës dhe veprës së ish pjesëtarit të Brigadës “137 Gjakova” të UQK-së si dhe eprorit të TMK-së, Uliks Bicurri, trupi i pajetë i tij u ekspozuar në foajenë e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” ku u bënë homazhe, pas të cilave u bë ceremonia mortore në varrezat e qytetit në Gjakovë. Uliks Bicurri, vdiq aksidentalisht në detyrë si punëtorë i KEDS-it, në fshatin Doblibare.