.
Published On: Sat, Aug 29th, 2015

Dogana e Kosoves ka konfiskuar 14 aparate për lojëra të fatit, në Gjakovë

Share This
Tags

DoganaOficerët doganor kanë konfiskuar 14 aparate për lojëra të fatit, në Gjakovë, pas një lajmërimi nga ana e qytetarëve. Dogana e Kosovës përmes një komunikate njofton se pas pranimit të informatave se në qytetin e Gjakovës ka pika të pa-licensuara të lojërave të fatit, të cilat hapen vetëm në orët e vona, sektorët kompetent të Doganës se Kosovës kanë ndërmarrë veprimet për verifikimin dhe vërtetësinë e këtyre informatave.

Pas identifikimit të lokacioneve është organizuar një aksion ku kanë marr pjesë Dogana Policia dhe Administrata Tatimore. Pas bastisjeve dhe kontrolleve të ushtruara në 4 lokacione janë gjetur parregullsi në mungesën e dokumentacionit, si mungesa e regjistrimit për zhvillimin të aktivitetit biznesor, aparate të pa-licensuara, aparate pa numër serik dhe pa dokumentacion përcjellës. Me këtë rast janë konfiskuar 14 aparate për lojëra të fatit, lokalet janë mbyllur si dhe lëndët kanë kaluar në kundërvajtje doganore.