Dokumentet e vjetra mbajnë peng qytetarin e Gjakovës në Serbi
Ka disa ditë që shteti serb e ka bllokuar në Beograd, bashkëqytetarin tonë Bashkim Buxhovi, të cilit po i pamundësohet lëvizja e tij nga shteti Serbisë. Buxhovi i cili tash e 20 vjet jeton në Ukrainë, ka njoftuar se është ndalur në Serbi bashkë me vajzen e tij, për faktin se që të dy posedojnë pasaporta të vjetra ish–jugosllave, të cilat sipas zyrtarëve serb të policisë, tashmë janë jashtë përdorimit.
Sipas tij, organet serbe janë duke u maltertuar në aspektin psiqik, duke i bllokuar dhe duke u sjellur me ta në menyrë burokratike, konrketisht duke kërkuar dokumente të ndryshme, të cilat për rastin konkret janë tërësisht të panevojshme. Buxhovi përmes profilit të tij ne rrjetin social facebbok ka kërkuar ndihmën dhe sugjerimet e të gjithë atyre njerëzve që kanë mundësi ta ndihmojnë se si të gjejë zgjidhje nga ky problem i papritur.
Në këtë kontekst nuk kanë munguar edhe sugjerimet e shumë miqve të tij virtual se si të veproj në këtë drejtim. Shumë prej tyre duke shprehë keqardhje për rastin e ndodhur e kanë sugjeruar të vejë kontak me telefon duke kërkuar ndihmë apo apeluar tek qeveria e Kosovës, ministria e punëve të Jashtme dhe zyra ndërlidhëse në Beograd e tjera që të ju mundësojnë, ta lëshojnë shtetin e Serbisë. Por, “odiseja” Bashkimit dhe vajzës së tij Dona, deri me sot nuk ka përfunduar.










