.
Published On: Wed, Nov 19th, 2014

Domi: Gjakova e vendosur t’i mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Share This
Tags

gjakova-Në Gjakovë u organizua konferenca informative për mbështetje institucionale të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Agjencioni i Kosovës për Mbështetje Institucionale të Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ka zgjedhur Gjakovën për të tubuar përfaqësues të institucioneve me rëndësi ekonomike në nivelit vendor edhe ndërkombëtar.

Në këtë Konferencë Informative ishte edhe përfaqësuesja e Komunës së Gjakovës, më saktë drejtoresha e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Gjakovës Silvana Domi. Sipas Domit, komuna e Gjakovës ndihet e nderuar për faktin se kjo konferencë po organizohet në Gjakovë, ku qeveria aktuale e sajë, prioritet ka mbështetjen institucionale të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

“Qeveria e Komunës së Gjakovës në krye me kryetaren Mimoza Kusari-Lila, prioritet ka mbështetjen institucionale të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, dhe kjo konferencë do të na mundësoi edhe prezantimin tonë informative lidhur me të gjitha mundësit dhe përpjekjet që po bëjnë institucionet lokale për zhvillimin e sektorit privat në Gjakovë ”, ka thënë znj Domi. 

Në këtë konferencë ka thënë drejtoresha Domi, se janë përcaktuar dhe dalë disa rekomandimet të cilat kanë të bëjë me mundësinë e ndikimit për zhvillimin e sektorit privat veçmas të ndërmarrjeve të vogla e të mesme. “ Ne si komunë do të mundohemi deri në maksimum që rekomandimet e dala nga kjo konferencë t’i përkrahim dhe të ndikojmë pozitivisht në zhvillimin e sektorit privat në komunë”, ka premtuar dhe saktësuar drejtoresha Silvana Domi./radiogjakova/