Donatorët nga mërgimi dhe Gjakova ndërtojnë një shtëpi për familjen Zenuni
Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, sot mori pjesë në inaugurimin e një shtëpie që gjendet në lagjen “Gecë”, që është në pronësi të familjes Zenuni. Kjo shtëpi e cila ndodhet në rrugën “Urim Bytyqi” është ndërtuar nga një donator, pasi ka konstatuar gjendjen shumë të rëndë financiare të kësaj familje. Ceremonia e inaugurimit solemn është bër në ora 12, ndërkohë që menjëherë pas kësaj, kryetarja Kusari-Lila mori pjesë në fillimin e ndërtimit të një shtëpie tjetër në fshatin Ramoc, e cila do të ndërtohet nga i njëjti donator.










