.
Published On: Tue, Aug 1st, 2017

Dorëheqja e Mimozës, MAPL: Kusari nuk është kryetare nga 8 korriku

Share This
Tags

Mimoza Kusari-Lila nuk është më kryetare e komunës së Gjakovës.

Edhe pse ajo kishte paralajmëruar se zyrtarisht do të dorëhiqej më 2 gusht duke organizuar edhe një konferencë, ka reaguar Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Këta të fundit e kanë sqaruar Kusari-Lilën se mandati i deputetit nuk fillon ditën e betimit që në këtë rast është data 3 gusht, por ditën kur certifikohen rezultatet e zgjedhjeve.

Kështu, i bie që Kusari-Lila nuk është më në krye të komunës së Gjakovës që nga data 8 korrik.

Për shkak të këtij keqkuptimi ligjor dhe faktit se tashmë zyrtarisht Kusari-Lila nuk është më kryetare, ajo nuk mund të organizojë asnjë konferencë si e para e komunës.

Kompetencat e kryetarit tani i kanë kaluar nënkryetarit Armend Vokshi që pritet të udhëheqë me komunën deri në certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale të tetorit./radiogjakova/