.
Published On: Fri, Dec 15th, 2017

Drita Buza zë vendin e Kusari-Lilës në Asamble

Share This
Tags

Partia më e madhe opozitare në Gjakovë, Alternativa, që do të përfaqësohet me 6 këshilltarë në Asamblenë komunale të Gjakovës ka konfirmuar edhe emrat që do të jenë pjesë e përbërjes së re pas vendimit të Mimoza Kusari-Lilës që të mbajë postin e deputetes dhe jo atë të asambleistes.

Kështu, ulësen e rezervuar për ish-kryetaren e Gjakovës do ta zërë Drita Buza duke bërë që Alternativa të ketë 4 gra dhe dy burra në Asamble.

Përpos Buzës, këtë subjekt politik do ta përfaqësojnë edhe Diana Qarkaxhija, Hekuran Dula, Basri Komoni, Hana Zeka dhe Edi Gaxha Puka.

Në këtë parti, për asambleistët e tyre thonë se përveç se janë profesionistë të shkëlqyer, me integritet dhe punëtorë, janë edhe liberal-demokrat të vërtetë./radiogjakova/