.
Published On: Thu, Jan 15th, 2015

Driton Çaushi: S’ndalemi deri në shkarkimin e Jabllanoviqit

Share This
Tags

driton-caushiDebati rreth deklaratave të Ministrit serb Aleksandar Jabllanoviq ndaj familjarëve të personave të pagjetur ka vazhduar me tensione edhe sot.

Përfaqësuesi i Vetëvendosjes Driton Çaushi, në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës tha se do të protestohet kunër Jabllanoviqit deri në momentin kur kryeministri Mustafa do ta shkarkojë atë.

“Do të ketë protest përsëri të shtunën në ora 14.00 në Gjakovë. Vetëm shkarkimi i Jabllanoviqit është opsion” , u shpreh Çaushi.

Ndërsa analisti Artan Muhaxhiri ka thënë se kjo situatë duhet më menxhohet ndryshe. “Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë për çështjen e të zhdukurve. Zoti Mustafa po gabon në mënyrë si po e menaxhon këtë situatë. Ai duhet të ketë këshilltar të mirë dhe ta mendoj në mënyrë objektive për ndjenjat e lënduara, të ketë edhe bashëkpunimin ndërkombëtar “, ka deklaruar Muhaxhiri./kk/