.
Published On: Tue, Jul 21st, 2015

Kujdes nga “Gama Hydro-sybutyrate”! Çon në vdekje të menjëhershme

Share This
Tags

drogaDoktori psikiatër Ilir Grezda nga Gjakova, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook një informacion tronditës. Ai ka sqaruar pasojat që vijnë nga përdorimi i vullnetshëm apo i pavullnetshëm i drogës së quajtur “Gama Hydro-sybutyrate”.

Kjo drogë është e re që ka ardhur në Kosovë me formulën kimike C4H8O3 dhe me emrin e shkurtër “GHB”. Grezda, ka shtuar se kjo substancë është një qetësues i sistemit nervor qendror që zvogëlon stresin dhe rrit jashtë mase epshin seksual.

Ajo përdoret në formë të pikave-Ekstazi e lëngshme dhe si pluhur i cili është i bardhë dhe vepron pas 5 deri në 10 minuta pas përdorimit. Efekti i kësaj droge zgjatë deri në një orë e gjysmë.

Këtë lëndë në shumicën e rasteve ua vendosin vajzave në pije gjatë ndejave që t’i përdorim më pas për marrëdhënie seksuale. Por ajo që është mjaft shqetësuese, është se nëse kjo drogë kombinohet me alkool dhe substanca psikotrope, anksiolitik-antidepresiv, shkakton depresion të rëndë respirator që çon në vdekje të menjëhershme.
Doktori Grezda, në fund të shkrimit të tij bën apel tek rinia për kujdes dhe mospërdorim të kësaj substance.

Po ju sjellim edhe postimin origjinal të mjekut Ilir Grezda në llogarin e tijë në Facebook:

Kjo eshte nje drog e re qe eshte paraqitur ne Kosove.Emri i saj eshte ''Gama Hydroksybutyrate''(C4H8O3)ne Gjakove per…

Posted by Ilir Grezda on Wednesday, July 15, 2015