.
Published On: Fri, Apr 11th, 2014

Dy çerdhe përfitojnë nga ndihmat e Rotarit Ndërkombëtar

Share This
Tags

rotariGjakovë- Me donacionin e Rotarianëve të Distriktit 7280 nga Pensilvania, te SHBA-ve, Institucioni parashkollor “Ganimete Tërbeshi” ka përfituar në renovimin e sistemit të ngrohjes vetanake të ambienteve të kopshtit të fëmijëve “Ganimete Tërbeshi” në Orize si dhe të kopshtit numër një “Deva”.

Ky renovim është jetësuar me mjete në vlerë prej 15 mijë dollar. Për këtë donacion të dhënë, Diana Çarkaxhia, drejtore e Drejtorisë së Arsimit ka falënderuar donatorët për këtë investim në edukimin parashkollor dhe arsimor dhe ky investim besoj se do të mundësojë kushte edhe më të mira për këtë institucion me rëndësi komunal.

Ndërkaq, Gazmend Hoxha, drejtor i institucionit parashkollor “Ganimete Tërbeshi” është shprehur mirënjohës për këtë donacion dhe ka bërë të ditur se ky institucion ka 600 fëmijë dhe shtatë objekte. Në emër të Distriktit 7280 të Pensilvanisë ka përshëndetur përfaqësuesi Neshet Këpuska, i cili ka potencuar edhe realizimin e këtij renovimi falë angazhimit të drejtëpërdrejtë të Ruzhdi Bakallit, si anëtar i këtij distrikti.

Ndërkaq, Selajdin Nagavci, kryetar i Rotari Klubit të Gjakovës, ka pohuar se ky donacion është në kuadër të aktivitetit të klubit për të ndihmuar arsimin, shëndetësinë si dhe sferat tjera jetësore në dobi të komunitetit./radiogjakova/