.
Published On: Wed, Aug 27th, 2014

Dy lokacione për shitjen e drunjve

Share This
Tags

drunj-djegieDrejtoria e Shërbimeve Publike me qëllim të gjetjes dhe përshtatjes së hapësirave për shitjen e lëndëve djegëse, drurët, ka bërë të gatshme dy lokacione të propozuara më parë për shitjen e tyre.

Njëra gjendet në lokacionin tek ish kazerma e ish APJ-së, në rrugën “Gjon Nikollë Kazazi”, ku është bërë rrafshimi, nivelimi dhe mbushja me zhavorr e sipërfaqes mbi 2 mijë metra katrorë, sipërfaqe kjo e destinuar për shitësit e drunjve. Në këtë lokacion ka qasje në ujë të pijes dhe menaxhohet nga firma “Roma-1”.

Ndërkaq, lokacioni tjetër gjendet në rrugën “Mark Malota”, pronë e NTP “Qendra Bujqësore”. Në këtë lokacion janë të gjitha kushtet e plotësuara për një veprimtari të tillë, ku ka qasje në ujë të pijes, ka tualet dhe se lokacioni është i rrethuar. Pronari garanton sigurimin e mjeteve dhe materialeve për 24 orë, sipas marrëveshjes. Sipërfaqja e këtij lokacioni është mbi 3 mijë metra katrorë./radiogjakova/