.
Published On: Wed, Mar 12th, 2014

Dyshimet për kontrabandë me emigrantë, arrestohet një person

Share This
Tags

policia-kontraPolicia e Kosovës ka arrestuar 59 vjeçarin D.S, nga fshati Hereq i komunës së Gjakovës.

Drejtoria rajonale e policisë kufitare ‘Perëndimi’ në Gjakovë, gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit kanë konfiskuar 2 mijë euro, të fituara nga viktima G.K , pesë pasaporta biometrike, 27 pasaporta jugosllave, 32 letërnjoftime, 220 certifikata të lindje si dhe dokumente blank të pambushura.

“Informata ka ardhur nga një viktimë me inicialet G.K, të cilit i janë marr të holla nga i dyshuari. 59 vjeçari nga kontrabanduesit kërkonte nga 2 mijë deri në 2500 euro. I dyshuari është arrestuar sot, me aktvendim 48 orë paraburgim”, ka sqaruar për media shefi i njësisë së hetimeve në rajonin e Gjakovës, Flamur Imeraj .

Zëdhënësi i policisë së Kosovës Brahim Sadriu, tha se ky është njëri nga rastet e suksesshme të departamentit të hetimeve. “Edhe këtë vit po vazhdojnë hetimet…një nga rastet e suksesshme eshët edhe ky që është prezantuar sot por ka pas edhe raste tjera qe janë hetuar dhe janë hetuar”

“Nga viti i kaluar, në këtë kategori, janë hetuar 29 raste që janë hetuar nga departamenti i policisë kufitare për kontrabandim me emigrant, ndërsa nga departamenti i hetimit janë hetuar 9 raste gjitha këto raste personat qe kanë kryer vepra penale kontrabandim me emigrantet kanë vepruar në grup”. I dyshuari është i njohur për policinë për veprimtari kriminale, në raste të tjera. Rasti është duke u hetuar i vetëm.