.
Published On: Tue, Apr 12th, 2016

Edhe bjeshkataret gjakovare ne mbrojtje te parkut kombëtar dhe lumit Valbona

Share This
Tags

Qindra qytetarë nga Malësia e Gjakovës e më gjërë, kanë protestuar dje në qytetin Bajram Curri kundër ndërtimit të 11 hidrocentralëve në lumin Valbonë, me ç’rast është kërkuar nga Qeveria Shqipëtare të mos e shkatërrojë parkun kombëtar dhe lumin e Valbonës. Në këte protestë kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Shoqata e Bjeshkatarëve “Pashtriku” në Gjakovë. Duke folur në emër të këti asociacioni të adhuruesve të natyrës, Nexhat Dula, kryetar i Kuvendit të Shoqatës “Pashtriku” ndër të tjera ka thenë se nga ujëvara në bashkimin me Drinin, lumi i Valbonës përshkon 65 kilometra dhe përbën zemrën e zhvillimit të turizmit në këtë zonë. Sipas tij, në qoftë se do të ndërtohet edhe një hidrocentral i vetëm në Luginën e Valbonës qe ka statusin e Parkut Kombëtar prej vitit 1996, shqipëtarët do të humbasin asetin më të rëndësishëm turistik në vend, si pjesë e një parku gjigant që do të bashkojë kurorën e Alpeve me Kosovën dhe Malin e Zi.