Edhe gjakovarët kërkojnë përshpejtimn e procesit të vizave
Si në tërë Kosovën, edhe në kopmunën e Gjakovës sot filloi nënshkrimi i peticionit nëpërmjet të cilit qytetarët e Kosovës i drejtohen autoriteteve të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.
Mbledhja e nënshkrimeve do të zgjatë dy javë dhe organizatat partnere të kësaj fushate ditët e para do të jenë me nga dy pika të vendosjes për mbledhje të nënshkrimeve në secilën nga shtatë komunat e mëdha.
Në komunën tonë për mbledhjen e nënshkrimeve dhe mbarëvajtjen e peticionit do të përkujdeset Organizata Joqeveritare “She-ra”, e cila ka vendosur dy pika për nënshkrimin e këtij peticioni.
Njëra pikë do të jetë tek shetitorja në parkun e qytetit, ndërsa tjera para objektit të komunës, me mundësi të lëvizjes edhe në pjesen e vjetër të qytetit.










