.
Published On: Tue, Jul 18th, 2017

Ekonomia gjakovare, prodhimi mbetet “thembra e Akilit”

Share This
Tags

Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme për të mbështetur komunitetin e bizneseve, ekonomia e Gjakovës vazhdon të jetë e brishtë dhe e paqëndrueshme.

Lidhur me këtë, drejtoresha e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Gjakovë, Silvana Domi, për Radio Gjakovën ka thënë se bizneset e komunës së Gjakovës karakterizohen me strukturë jo të volitshme, kryesisht për shkak të përqindjës së ulët të pjesëmarrjes së bizneseve prodhuese përkatësisht përpunuese, të cilat aktualisht veprojnë në komunën e Gjakovës.

Kur është fjala tek grantet komunale dedikuar bizneseve të vogla dhe mikro të vogla, drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Domi, ka thënë se këtë vit ka përfunduar faza e përzgjedhjes së përfituesve, e cila ka zgjatur rreth 2 muaj, ndërkohë që komisioni vlerësues e ka bërë punën e vetë.

Ndryshe, përpos granteve nga komuna, ndërmarrësit e rinj në komunën e Gjakovës, me rreth 127 mijë euro të ndara në 68 grante, janë mbështetur edhe nga organizata “Help”./radiogjakova/