.
Published On: Tue, Apr 18th, 2017

“Elektromotori” i hapur për investitorët e huaj

Share This
Tags

Mimoza Kusari-Lila vizitoi Shoqërinë Aksionare “Elektromotori” dhe është takuar me drejtuesit e saj ku është njoftuar nga afër me angazhimin e tyre për ruajtjen e aseteve prodhuese dhe për mundësitë e riaktivizimit të ndërmarrjes.

Sipas drejtuesve të “Elektromotorit”, kohët e fundit kanë pasur disa kërkesa për shfrytëzimin e ambienteve prodhuese, por për shkak të situatës politike në Kosovë, investitorët ndërkombëtarë janë tërhequr në momentet e fundit.

Kryetarja e Gjakovës, Kusari-Lila, njoftoi me angazhimet që komuna po i bën për aktivizimin e parkut industrial, gjë e cila do të mundësojë nisjen e shumë linjave prodhuese.

Ajo iu premtoi drejtuesve të “Elektromotorit” se komuna i ka parasysh edhe kapacitetet e kësaj ndërmarrje dhe se do t’i prezantojë para të gjithë investitorëve që paraqiten në Komunën e Gjakovës.

Kusari-Lila konfirmoi interesimin e vazhdueshëm të investitorëve të huaj për të ardhur në Gjakovë, por gjithashtu shfaqi shqetësimin për hezitimin që këta investitorë e kanë për shkak të paqëndrueshmërisë politike në vend.

“Elektromotori” ka një sipërfaqe prej 11 hektarë, prej së cilës 20 mijë metra katrorë janë salla prodhimi nën mbulojë dhe të gatshme për linja të reja prodhuese.