.
Published On: Fri, Oct 17th, 2014

Ende pa kulm mbi kokë

Share This
Tags

shtepi-djegura-raeKatër familje minoritare, të cilave u ishin djegur shtëpitë dy vjet më parë, edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të jetojnë pa kulm mbi kokë. E prej këtyre të katërtave, dy prej tyre janë në kushte dukshëm më të rënda, sepse që nga fatkeqësia dy vjet më parë, ato jetojnë në disa kontejnerë të improvizuar e të cilët nuk u ofrojnë as kushtet minimale për jetesë.

Kryefamiljarët thonë se jeta në këta kontejnerë u është bërë e padurueshme dhe me mjaft rrezik për familjet e tyre. Sipas njërit prej këtyre kryefamiljarëve, fëmijët e tyre vazhdimisht po rrinë të sëmurë si pasojë e kushteve të këqija të jetesës.

“Kështu nuk jetohet më. Po kam frikë se po na vdesin fëmijët”, ka thënë Fadil Podrimja, njëri prej këtyre familjarëve. Ai ka bërë të ditur se bashkë edhe me fqinjët e vet janë të pa punë, prandaj nuk i kanë as mundësitë minimale për ndërtimin e shtëpive.

Nga ana tjetër, edhe në komunë nuk japin shumë shpresa për zgjidhjen e hallit të këtyre familjeve. Zyrtarët komunal thonë se komuna nuk ka mjete që t’u ndërtojë shtëpitë, por megjithatë ky institucion po bën përpjekje të vazhdueshme që të gjejë ndonjë donator që do ta zgjidhë këtë problem./radiogjakova/