.
Published On: Mon, Sep 11th, 2017

Ermeni e Gola takime me nëndegët

Share This
Tags

Lidhja Demorkatike e Kosovës në Gjakovë ka vazhduar me aktivitetet para zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Kështu, strukturat e nëndegës së LDK-së në fshatin Cërmjan, mbajtën takim moblizues, ku i pranishëm ishte dhe kandidati për kryetar të komunës, Bekim Ermeni së bashku me kryetarin e LDK-së në Gjakovë, Luan Gola si dhe kandidatin për Kuvend Komunal të Gjakovës nga kjo anë Mark Krasniqi.

Po ashtu një tubim mobilizues është mbajtur edhe me strukturat e rajonit të Rogovës së Hasit ku po ashtu sipas një njoftimi ka  filluar organizimi dhe ndarja e përgjegjësive për aktivistët e kësaj nëndege për zgjedhjet lokale të 22 tetorit./radiogjakova/