.
Published On: Fri, Aug 18th, 2017

Ermeni monitoron projektet e skemës së investimeve kapitale

Share This
Tags

Në kuadër të përpjekjeve për të siguruar cilësinë si dhe vazhdimësinë e realizimit të projekteve nga skema e investimeve kapitale, zyrtarët e Drejtorisë Komunale për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Gjakovë, kanë monitoruar zbatimin e projekteve qe janë realizuar dhe ato të cilat aktualisht janë në funksion , si dhe projektet që janë në realizim e sipër.

Më konkretisht bëhet fjalë për qendrën grumbulluese të qumështit në fshatin Molliq, ndërtimin e kanalit të ujitjes në fshatin Stubell me një gjatësi prej 350 metrave dhe pendën e ujitjes në fshatin Pacaj.

Bekim Ermeni, drejtor i Bujqësisë, thotë se do të vazhdohet me investime kapitale në sektorin e bujqësisë dhe në këtë drejtim deri në fund të vitit do të realizon edhe 4 projekte të reja.

Përmes skemës së subvencioneve do të mbështeten fermerët e komunës së Gjakovës në projektin e qendrës grumbulluese të mjaltës duke përfshire hapësirat trajnuese për fermerë dhe pajisjen e qendrës me pajisjet adekuate, pastaj ndërtimin e tri pendave të ujitjes në lokacionet Brovinë, Popoc dhe Dallashaj përkatësisht Rracaj.

Në plan është edhe ndërtimi i rreth 3 mijë metrave të kanaleve të ujitjes në zonat rurale, si dhe riparimi i pendave dhe kanaleve të ujitjes në lokacionet Dujakë, Shishmon dhe Babaj Bokes.

Në anën tjetër nga skema e subvencioneve deri në fund të vitit do të vazhdohet me mbështetjen e fermerëve dhe shoqatave të fermerëve. Do të përkrahet Shoqata e Bletareve për organizimin e “Festës së Mjaltës 2017”, si dhe vizita studimore për 40 deri 50 bletarë në vendet e rajonit.

Përpos kësaj deri në fund të vitit në vijim do të bëhet edhe mbështetja e fermerëve me fidane të arrës dhe lajthisë në kultivimin e 1.5 hektarë me arrë dhe 1.5 hektarë me lajthi, si dhe mbështetja e 100 blegtorëve me makina mjelëse me sistem të dyfishte të mjeljes. /radiogjakova/