.
Published On: Sat, Jun 20th, 2015

Është aprovuar kërkesa për subvencionimin e shpenzimeve të cilat nevojiten Zyrës Informative Turistike

Share This
Tags

gjakova-tourist-office-02

Pas mos – pajtueshmërisë për ndarje të mjeteve financiare të drejtorive përkatëse për mbulimin e shpenzimeve të Zyrës Informative Turistike 2015 në Gjakovë, është aprovuar  kërkesa e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik për subvencionimin e shpenzimeve të cilat nevojiten për  këtë zyre.

Bëhet fjalë për përgatitjen e fletëpalosjeve të ndryshme, përpilimi i hartës turistike dhe materialeve tjera promovuese si fanella, kapela, flamuj, lapsa, promocioni i  webfaqes turistike të Zyrës e të tjerë. Pos kësaj nga linja e subvencioneve të drejtorisë komunale për Zhvillim Ekonomik është ndarë një shumë në lartësi prej rreth 6 mijë euro për  sigurimin e  kushteve më të mira të punës në këtë zyre.

Ndryshe hapja e Zyrës Informative Turistike në Gjakovë, vlerësohet hap i domosdoshëm në promovimin e vlerave të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe historike në komunën tonë.