.
Published On: Fri, Jun 26th, 2015

Është bërë prezentimi i draft strategjisë për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Gjakovës

Share This
Tags

konteniere-Është bërë prezentimi i draft strategjisë për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Gjakovës, e cila është punuar nga një grup i gjërë punes, ndërsa është mbështetur edhe nga ekspertët ndërkombëtar në kaudër të projektit DEMOS.

Për gjithë punën e bërë për hartimin e këtij drafti, ka prezantuar detajisht udhëheqësi i këtij grupi punues, Burim Meqa. Ai ka sqaruar objektivat e komunës në raport më këtë strategji, shtrirjen e shërbimeve në menaxhimin e mbeturinave, shkallen e grumbullimit dhe të inkasimit të mjeteve.

Gjatë këtij takimi është theksuar që në hapat e ardhshëm të implementimit të kësaj strategjie duhet të themelohet sektori për menaxhimin e mbeturinave dhe pastaj të bëhet ndarja në zona për implementim më efikas të kësaj strategjie.

Në këtë debat është diskutuar edhe për sistemin financiar dhe menaxhues si dhe për format ligjore të veprimit. Në diskutimin e këtij dokumenti ka marrë pjesë edhe Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari – Lila, e cila ka thënë se sfida më e madhe në implementimin e këtij dokumenti mbetet inkasimi i mjeteve.

Ajo ka shtuar se është e nevojshme që të gjendet një model i përshtatshëm dhe të bëhet plani i veprimit në hapat e mëtutjeshëm nëimplementimit e kësaj strategjie. Po ashtu duhet të propozohen disa skenare në mënyrë që të gjendet modeli më të saktë për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Gjakovës.