Është bërë shpërndarja e Certifikatave Veteranëve të Brigadës “137 Gjakova”
Dje në Gjakovë, në mënyrë solemne është bërë shpërndarja e Certifikatave Veteranëve të Brigadës “137 Gjakova” të Ushtrisë Çlirimtarëve të Kosovës.
Në ceremoninë e organizuar me këte rast, fillimisht ish komandanti i kësaj Brigade, Agron Kryeziu, ka thenë se bëhët fjalë për një proqes të vonuar, ndërkohë që ka vlerësuar njohjën e statusit të veteranit të pjesëtarëve të kësaj brigade të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirine e Kosovës.
Në këte ceremoni ishte prezent edhe ish Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, i cili ndër të tjera ka thenë se djemtë e Brigadës “137 Gjakova” ishin të parët në të gjitha linjat e frontit në Rrafshin e Dukagjinit e më gjërë dhe ata janë më të merituarit për lirine e vendit.
Në ceremoninë e zhvilluar mbrëmë në mënyrë solemne ju ndanë qertifikatat e veteranit të luftës, 247 anëtarë të Brigadës “137 Gjakova” të UÇK-së, ndërkohë që qertifikata e pare, në mënyrë simbolike, ju dorëzua djalit të ish komandantit tashmë të ndjerë të kësaj brigade, Avdullah Babalia.
Ndryshe marrë në tërësi, statuesi i veteranit të luftës në komunën e Gjakovës, ju ka njohur gjithësejt 1 mijë e 405 luftëtarëve, anëtarë të tri Brigadave të UÇK-së, “137-Gjakova”, “ Bedri Shala” dhe “Myrtë Zeneli”, ndërkohë që në proces është verifikimi i ankesave përkatësisht kërkesave të reja, ku nga brigada gjakovare janë mbi 70 të tilla.