.
Published On: Fri, Jul 21st, 2017

ESMA ’17, koncerti i Orkestrës Simfonike mbyll aktivitetet në Gjakovë

Share This
Tags

Aktivitetet në kuadër të Akademisë Verore të Muzikës Europiane u përmbyllen të enjten mbrëma me koncertin e Orkestrës Simfonike të ESMA 2017, në shënim të Dites Ndërkombëtare të Orkestrës.

Në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, orkestra e drejtuar nga dirigjent Desar Sulejmani, me pjesëmarrjen edhe të Joren Elsen me trombon ekzekutuan vepra të njohura të kompozitorëve botëror.

Drejtori artistik i EMSA-s, Desar Sulejmani, tha u kurorëzua puna intensive e profesorëve dhe nxënësve që ishin pjesë e akademisë së këtij viti.

Sulejmani tha se studentët kanë bërë prova të veçanta, me profesorë dhe të gjithë së bashku me gjithsej 10 orë në ditë gjatë gjithë kësaj kohe kur ka nisur akademia.

Ky është viti i dytë që Akademia Verore e Muzikës Europiane mbahet në Gjakovë, por Sulejmani pranoi se po bëhet përpjekje që ESMA të organizohet përgjithmonë këtu dhe të bëhet pjesë e identitetit të komunës.

Koncerti i Orkestrës Simfonike të ESMA-s pas Gjakovës, do të shfaqet edhe në Prishtinë dhe në Tetovë./radiogjakova/