.
Published On: Wed, Jun 7th, 2017

ESMA, edhe këtë vit në Gjakovë

Share This
Tags

Akademia Verore e Muzikës Europiane – ESMA për herë të dytë do të organizohet në Gjakovë, në mes të datave 10 dhe 24 korrik.

Organizatori i saj, Desar Sulejmani, tha se si ide është që ESMA të jetë e përhershme në Gjakovë. Kjo akademi e cila vjet u organizuar për herë të parë në Gjakovë, mbledhë profesionistë të muzikës nga vende të ndryshme të Europës, të cilët gjatë ditëve të akademisë mbajnë master-klasë me nxënës të shkollave të muzikës nga treva të ndryshme.

Organizatori Sulejmani tha se këtë vit ka ndryshim sa i përket strukturës pedagogjike. ESMA 2017 ofron vetëm dy master-klasa individuale, për piano dhe dirigjim orkestral”.

Ndërkohë që të gjithë pjesëmarrësit e instrumenteve të orkestrës do të jenë pjesë e Ditëve Ndërkombëtare Orkestrale, nga të cilat do të formohet një orkestër simfonike, Festival Symphonic Orchestra of ESMA, e cila gjatë ditëve të akademisë do të përgatisë një program të veçantë koncertal me vepra të kompozitorëve të shquar.

Ndërkohë, këtë vit festivali do t’i kapërcejë kufijtë e Gjakovës, por edhe të Kosovës, pasi janë planifikuar koncerte në Prishtinë dhe Tetovë./radiogjakova/