.
Published On: Wed, Oct 29th, 2014

EULEX-i zhvarros trupat e dëshmorëve në Çabrat

Share This
Tags

cabrat-varrezatZyrtarë të departamentit të mjeksisë ligjore të EULEX-it kanë filluar zhvarrosjen e disa trupave në varrezat e martirëve në kodren e Çabratit. Mësohet se bëhet fjalë për 14 trupa, për të cilët dyshohet se ka pasur gabime gjatë procesit të identifikimit. Ambienti për rreth varrezave të martirëve në Çabrat ka qenë i izoluar gjatë tërë ditës, ndërsa policia nuk ka lënë që aty të afrohen as familjarët e personave të zhvarrosur por as mediat e interesuara.

Nga ana tjetër, Nysrete Kumnova ka thënë se familjarët janë të shokuara nga ky veprim i EULEX-it, sepse zhvarrimi është bërë pa ndonjë paralajmërim. Ndryshe, dyshimi për gabime gjatë identifikimit të këtyre trupave janë shfaqur qysh në vitin 2011, por asokohe shumica e familjarëve nuk kishin pranuar që varret të hapen dhe të përsëritet procesi i identifikimit.

Prej asaj periudhe, familjarët thonë se kanë pasur presione të vazhdueshme nga EULEX-i që të pranojnë zhvarrosjen, presion që ka kulmuar me zhvarrosjen pa ndonjë paralalajmërim./radiogjakova/