“Europan 2015”, Komuna mbajti prezantimin e saj
Në sallën e Asamblenë Komunale në Gjakovë u mbajt prezantimi publik i bashkëpunimit të Komunës së Gjakovës me organizatën Europan Kosova.
Përmes kësaj organizate, Gjakova merr pjesë në konkursin ndërkombëtar arkitektonik “Europan 2015” për qytetet adaptabile. Gjakova konkurron me pjesën e lumit Krena prej urës së Islam Begut deri te ura e Namazgjahit (Pazarit).
Do të synohet të transformohet bërthama e qytetit dhe të gjendet lidhja funksionale e pjesës së vjetër dhe pjesës së re të qytetit. Në konkurs kanë mundësi të konkurrojnë gjithë arkitektët më të ri se 40 vjeç nga e gjithë Evropa./radiogjakova/










