.
Published On: Sat, Jan 24th, 2015

Evakuohen familjet e rrezikuara nga rrëshqitjet e tokës pranë “Krenës”

Share This
Tags

krena-pastrimNë Kuvendin Komunal të Gjakovës, është mbajtur mbledhja e Bordit të Drejtorëve në të cilën pikë qendore ka qenë situata e krijuar në Lagjën Gërqar, pas reshjeve të mëdha të  borës dhe rrezikimit të shumë shtëpive bri lumit Krena.

Më saktësisht, mbështetur në Raportin mbi Vlerësimin e rrezikut të hartuar nga Drejtoria komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim mbi rrezikun e shkallës kritike për banorët në segmentin e bregut të lumit “Krena” në rrugën “Bajram Curri” si dhe rekomandimeve të Inspektorëve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, në takimin e qeverisë komunale, ka  vendosur  që të caktohet masa mbrojtëse për evakuimin e përkohshëm të familjeve të rrezikuara nga rrëshqitjet e tokës në segmentin e bregut të lumi “Krena” në rrugën Bajram Curri”, përkatësisht lagjjen Gërqar në Gjakovë.

Masa e ndërmarrë pritet të jetë e përkohshme, meqë siq dihet tashmë, sanimi i i kësaj pjese të bregut të lumit është ndër projektet prioritare në fushën e infrastrukturës, gjatë vitit 2015 në komunën e Gjakovës./radiogjakova/