.
Published On: Sat, Aug 19th, 2017

“Fatin” e rrugës te “Mazllum Këpuska” e vendosin qytetarët

Share This
Tags

Rruga e Çarshisë së vjetër nga Qendra Inovative “Jakova” deri tek sheshi “Agron Rama” në lagjen “Mulla Jusuf” mes të cilës gjendet edhe shkolla fillore “Mazllum Këpuska” gjithnjë ka pasur probleme me trafikun.

Komuna ka vendosur që qarkullimin e trafikut në këtë rrugë ta zgjidh duke marrë edhe mendimin e banorëve, pronarëve të bizneseve dhe qytetarëvepërreth kësaj zone.

Ajo ka tri propozime që kjo rrugë të bëhet një kahëshe, të mbetet dy kahëshe apo të shërbejë vetëm për këmbësorë.

Në faqen zyrtare të komunës, zyrtarët komunal presin propozimet e qytetarëve./radiogjakova/