.
Published On: Fri, Jul 21st, 2017

Fëmijët me aftësi të kufizuara kërkojnë të shkollohen

Share This
Tags

Fëmijët me aftësi të kufizuara të komunës së Gjakovës kërkuan të premten në qendër të qytetit të trajtohen njëjtë sikurse fëmijët e tjerë.

Në një aktivitet të organizuar nga “Handikos” dhe “Save the Children”, duke recituar, lexuar mesazhe apo me pankarta në duar, fëmijët me aftësi të kufizuara protestuan kundër pamundësisë së shkollimit, mungesës së shërbimeve adekuate apo edhe diskriminimit.

Vlera Bokshi Ukmata nga “Handikos” tha se është e rëndësishme që komuniteti të vetëdiojësohet në lidhje me shkollimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkolla të rregullta.

Për dobitë që ka nga shkolla një fëmijë me aftësi të kufizuara foli Hysen Avdullahu nga fshati Ponoshec.

Ai tha se ka insistuar që djali të shkojë në klasë me fëmijët e tjerë dhe jo në një klasë të veçantë dhe sugjeron se kështu duhet të ndodhë edhe me fëmijët e tjerë./radiogjakova/