.
Published On: Sun, Nov 17th, 2013

Fëmijët me Sindromin Down pa mbështetje

Share This
Tags

sindromi-dounGjakovë- Fëmijët me Sindromin Down kërkojnë kushte të veçanta trajtimi dhe shkollimi. Atyre duhet kushtuar me shumë kohë dhe energji, ndërkohë që deri më tash është bërë shumë pak në krijimin e parakushteve për trajtimin adekuat të tyre, duke u nisur nga fakti se numri i tyre në komunën e Gjakovës  është mjaft i madh.

Në mungesë të një mbështetje të qëndrueshme institucionale, prindërit janë organizuar përmes shoqërisë civile, përkatësisht duke formuar organizatë joqeveritare. Këto organizata në fokus  kanë  ngritjen e nivelit të vetëdijes së shoqërisë së gjerë për rëndësinë e krijimit të parakushteve të nevojshme për jetë të personave me Sindromen Down, pastaj për krijimin e një partneriteti të qëndrueshëm dhe afatgjatë me institucionet përkatëse, ofrimin e shërbimeve të domosdoshme profesionale shëndetësore, e të tjera.

Mirëpo  përkundër përpjekjeve dhe angazhimit të këtyre organizatave, në mungesë të grandeve përkatëse, deri më tash është bërë shumë pak në këtë drejtim dhe familjarëve ju mbetet vetëm të shpresojnë për një mbështetje më të madhe për fëmijët e tyre me kërkesa të veçanta./radiogjakova/