Fermerët e Gjakovës ndjehen të zhgënjyer dhe të mashtruar nga qeveria e Kosovës
Fermerët nga komuna e Gjakovës po vazhdojnë të ndjehen të zhgënjyer dhe të mashtruar nga qeveria e Kosovës. Të gjithë ata fermerë që kanë pësuar dëme nga breshëri gjatë dy viteve të fundit, duket se me kot po presin që institucionet e vendit, konkretisht ministria e bujqësisë t’ua paguaj dëmet, ashtu siç edhe u kishte premtuar.
Xhelal Hoti, fermer nga fshati Rogovë ka thënë se 2 vjet më parë breshëri ia kishte dëmtuar të gjitha të mbjellat, ndërsa dëmi e kishte arritur vlerën financiare deri në 50 mijë euro.
Ai ka treguar se disa herë në arat e tij kanë qenë komisione të ndryshme qeveritare të cilët e kishin bërë vlerësimin e dëmit, por deri me tani asnjë lëvizje tjetër nuk ka ndodhur.
Sipas tij, me një qasje të tillë të neglizhimit, qeveria nuk po u ndihmon por përkundrazi po i dëmton dukshëm fermerët. Nga ana tjetër, zyrtarë të ministrisë së bujqësisë kanë bërë të ditur se kjo kërkesë e bujqëve do të zgjidhet shumë shpejtë. Ka qenë vet ministri Memli Krasniqi ai i cili ka njoftuar se qështja e pagesës së dëmeve të shkaktuara nga breshëri është duke u diksutuar në qeverinë e Kosovës dhe ka shfaqur bindjen e tij se fermerët do t’i marrin paratë e tyre në një afat shumë të shkurtër.










